Në një konferencë për shtyp, nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE rikujtuan premtimin e partisë në pushtet LSDM se në rast se me mer udhëheqjen e shtetit do të ulë numrin e ministrave në kabinetin qeveritar nga 26 në 20, gjë që nuk e realizuan dhe numri i ministrave ka mbetur i njejtë.

“LSDM para qytetarëve gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe në programin e tyre u zotuan se numri i ministrave në Qeverinë e tyre do të jetë 20, duke premtuar se ai numër edhe më tej do të ulet”, thonë nga OBRM-PDUKM.