Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE ka mbajtur një mbledhje deri në orët e vona ku është vendosur se nuk do të hiqet dorë nga vendimet e saj për të mos njohur kryeparlamentarin e ri Talat Xhaferrin, ndërsa do të kërkojnë përgjegjësi penale ndaj deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët udhëhoqën mbledhjen dhe procesverbalet për shpalljen e Xhaferin për kryeparlamentar. Ndaj tyre u kërkua ndëshkim i ashpër për sjellje të tillë siç thuhet antishtetërore.

“Mosrespektimi i Kushtetutës dhe mosrespektimi i Maqedonisë mund të paraqes hyrje të rrezikshme në një praktikë të re për devalvimin e vendit.Vendosja e institucioneve ilegale do të ishte një precedent që në të ardhmen mund të keqpërdorej”, theksohet në vendimet e VMRO-DPMNE, e cila i bëri thirrje siç nënvizohet LSD që të heq dorë nga Platforma e Tiranës.

VMRO vmro2