Vmro-Dpmne së shpejti pritet që të reterojë, ndërsa protestuesit do ti lëshojë nën ujë. Në rrugët e Shkupit do të mbeten ekstra protetsuesit e frustruar ndërsa pjesa më e madhe e tyre do të zbatojnë urdhërin e partisë që i nxiti dhe i intsrumentalizoi të shfaqin gjuhën e urejtjes.

Maqedonia nuk ka kapacitet për të injoruar botën demokratike, dje dhe sot ambasadorët ( diplomaci evro-amerikane ) që përfaqësojnë vende të fuqishme të Evropës si dhe sekretari i OSBE-së z. Zanier, presidentit Ivanov ia vunë në dijeni se shtetin dhe ate e pret një izolim total dhe se sa më shpejtë duhet që ti mundësojë shumicës parlamentare për të formuar qeverinë dhe vendi të ecë drejt integrimeve paralelisht duke zbatuar rreformat e notuara. Ngjajshëm, ambasadorët udhëzuan edhe liderët e partive për të patur kujdes me retorikën e tyre dhe se pushteti duhet të transformohet paqësishtë.

Edhe rreterimi eventual i Vmro-Dpmne-së, nuk do ta amnistojë establishmentin aktual të saj karshi shqiptarëve për spinimin e bërë dhe gjuhën e urejtjes që u shfaqë nëpë rrugë. Aktualisht është perceptim i përgjithshëm se Vmro-Dpmne ( kupolla aktuale ) dogji të gjitha kartat për të ardhmen për të ushtruar partneritet qeverisjeje me parti shqiptare kushdo qoftë ajo. Reformimi i sajë dhe diskurs tjetër komunikimi gjithsesi do të jetë performansë e re që do të duhet të meret para syshë dhe që do të duhet respektuar reciprokisht.