Shëndeti publik po zhytet në skandale. Në vend të jetës dhe shëndetit të pacientëve si dhe përmirësimit të kushteve për punë të mjekëve dhe personelit mjekësor, nga VMRO-DPMNE-ja kanë akuzuar për kontrata të dyshimta biznesi ku siç thuhet, janë bërë reforma kryesore të kësaj qeverie, Ministrit të Shëndetësisë dhe LSDM-së.

“Shembull eklatant për keqpërdorime të pushtetit dhe cënimit të shëndetit të njerëzve është tenderi më i ri në shëndetësi. Pushteti me këtë tender tregoi se shëndeti dhe jetët e qytetarëve të saj janë më pak të rëndësishme se 35 milionë eurot me të cilët duhet t’i lajnë borxhet për mega donatorët e LSDM-së. VMRO-DPMNE kishte tërhequr vërejtjen dhe paralajmëron se do të arrijë deri tek këto parregullsi me ndryshime të ligjit për furnizime publike dhe shfuqizimin e këshillit. LSDM-ja me vetëdije e ndryshoi ligjin që të mund të ndajë tenderë.