VMRO-DPMNE përmes njoftimit ka bërë të ditur se pas gjithë punës së Zaevit në komunën e Strumicës qëndron Soros, poashtu rikujtojnë se më datë 11 dhjetor sipas tyre populli ka votuar kundër politikave të LSDM-së dhe Soros-it.

“Trashëgimtari i Milçinit e ka shpallë Strumicën si komunë më të suksesshme duke mbrojtur Zaev për krimet dhe paratë e vjedhura në vlerë prej 8 milonë euro për rastin “Global”. Soros qëndron pas të aboluarit kriminel Zaev. Soros ka mbetur pas ndërtimeve të paligjshme të “Kullave mbretërore” dhe pas tenderit të komunës së Strumicës, që tu shpërndahen vetëm milionerëve të klanit Zaev. Tani më është e qartë se pse trashëgimtari i Milçin e ka kapur paniku se pas 24 vjetësh, institucionet më në fund e kryejnë punën e tyre ashtu si për çdo person juridik që kryen inspektimin.

Populli më 11 dhjetor ka votuar kundër politikës destrukitve të LSDM/Soros. Populli ka votuar kundër dhunës ndaj policisë, kundër vandalizmit dhe kundër shkatërrimit të institucioneve. Populli ka votuar kundër LSDM-së/Soros-it dhe ka dërguar mesazh se është koha e desoroizimit” qëndron në kumtesën e bërë nga VMRO-DPMNE