VMRO-DPMNE dhe Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ do të protestojnë sot në Shkup.

Protesta është lajmëruar në rrjetet sociale dhe duhet të fillojë në ora 17:00 në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup.

Nga partia thonë se protestat janë me qëllimin për të mbrojtur interesat kombëtare dhe pengimin e defaktorizimit të popullit maqedonas. Këtë e tha tre ditë më parë edhe vet kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski, sipas të cilit të gjithë etnitet duke përfshirë edhe pakicat po defaktorizohen dhe se shqiptarët në Maqedoni po marrin gjithçka. 

Sipas anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, bisedimet dhe marrëveshjet mes LSDM-së dhe BDI-së po e anashkalojnë vullnetin e lirë të popullit.