VMRO-DPMNE-ja sot në konferencë shtypi ashpër e dënoi, siç është theksuar, tentimin për frikësim dhe ndjekjen e cila pas urdhrit politik zhvillohet kundër qytetarëve të pafajshëm të cilët arrestohen dhe u kryhet presion i madh nga ana e disa institucioneve.

“Mëkati i vetëm i këtyre qytetarëve është ajo që e mbronin shtetin dhe interesat kombëtare dhe e kundërshtonin realizimin e platformës së Tiranës. Numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve publikisht thonë se ndaj tyre po kryhet ndjekje, pa kurrfarë baze”, deklaroi deputeti Dragan Danev.

Siç theksoi, është e palejueshme që policia të arrestojë persona të cilët nuk kanë bërë kurrfarë vepre penale, u imponohen kallëzime, ndërsa disa thirren madje edhe për delikt verbal. Një pjesë e personave, tha Danev, duke iu referuar informatave me të cilat disponojnë, kanë marrë paraburgim pa dëshmi elementare.

Disa qytetarë, sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, kanë hyrë në Kuvend të revoltuar nga përpjekja ilegale për zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit, nga shkelja e Kushtetutës, Rregullores, nga provokime anti-shtetërore të cilët i bën LSDM-ja, dhe kjo nuk mund të kualifikohet si vepër penale. VMRO-DPMNE-ja bëri thirrje për respektim të parimeve themelore të shtetit juridik në të cilët shihet jashtëzakonisht faktet dhe dëshmitë, e jo, siç tha Danev, qëndrime të dikujt të shfaqura politike ose partiake.

Pritjet e VMRO-DPMNE-së, sipas tij, janë institucionet në vend që t’i ndjekin qytetarët, të reagojnë në shkeljen e akteve më të larta juridike nga ana e LSDM-së dhe udhëheqësia e saj.