Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “për përgjegjësi LSDM do të mund të flasë kur Zoran Zaev do të dalë prej pushteti”.

Zaev dhe Bogoevski, sipas VMRO-DPMNE-së, mund të bashkëpunojnë vetëm në burg.

“Dorëheqja e Pavle Bogoevski nuk e mbulon faktin se ai dhe mentori i tij janë kriminelët më të mëdhenj. Vendi i Zaevit ashtu si i Bogoevski s’është në politikë. Vendi i tyre është në ndonjë ent ndëshkues përmirësues, ku do të përgjigjen për krimet e tyre pas kthimit të shtetit të së drejtës”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se kur Zoran Zaev dhe banda e tij kriminale do të ikin nga skena politike, Maqedonia do të shndrisë.