Ka reaguar opozitarja VMRO-DPMNE, pas deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev, në emisionin debatues “Click Plus” se nuk do të japë dorëheqje edhe pse Bullgaria vendosi veto për fillimin e negociatave të Maqedonisë Veriut me Bashkimin Evropian.

“Mashtruesi Zaev premtoi dhe gënjeu se do të japë dorëheqje nëse nuk ka datë për bisedime.

Zoran Zaevi nuk është i aftë që ta përmbushë premtimin e tij se do të largohet nëse nuk ka sukses në planin e integrimeve evropiane.

Zaevi e fitoi pushtetin me dy premtime të rreme, jetë për secilin, dhe bisedime me BE-në. Dhe në të dyja gjërat nuk pati sukses dhe i dëshpëroi qytetarët.

Shteti po fundoset në krizë të rëndë politike dhe ekonomike dhe shëndetësore. Nuk ka më asnjë shkak që mashtruesi Zaev të jetë kryeministër kur me të shteti shënon vetëm humbje dhe mossuksese. As nuk e ruajti telin e as e solli BE-në. Me Zaevin vetëm krimi dhe korrupsioni janë realitet. Ai ka përfunduar dhe është e kaluar. Duhet ta pranojë se karriera e tij përfundon pa lavdi.

Të përkujtojmë se Bashkimi Evropian nuk njohu vlera te politikani i cili e vjedh dhe e gënjen popullin e tij. I cili merr ryshfet prej 8 milionë euro dhe bën biznese me para panameze me politikanë kundër BE-së dhe kundër NATO-s. Me mashtruesin Zaev nuk ka BE dhe nuk ka të ardhme”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.