Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se në Maqedoni nuk ka shtet të së drejtës, dhe se LSDM-ja e ngulfat lirinë mediale, ndërsa opinioni është dëshmitar i censurës së përditshme, kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave.

Sipas tyre, LSDM-ja premtoi liri të mediave, por ka sjellë heshtje të tyre, duke u shqiptuar dënime, cenzuruar emisione, kurse funksionarë shtetërorë i fyejnë dhe frikësojnë gazetarët.

VMRO konsideron se LSDM-ja dhe Zaevi janë duke e treguar karakterin e tyre jodemokratik, për çdo ditë./