Për dallim nga partitë shqiptare që përkrahin protestat kundër shtrenjtimit të rrymës individualisht disa nga zyrtarë të së tyre partiak, partia opozitare maqedonase VMRO ka paralajmëruar të organizojë protesta si parti para institucioneve shtetërore.

Të mërkurën VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit do të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë në ora 18,nga ku do të kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të kthehet si më parë, kështu deklaroi sot vetë lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski.

“Sot vendi jon po hyn në recesion, gjithçka që kam paraparë në ekonomi edhe u realizua. Sot kemi uljen më të madhe të prodhimit bruto vendor. Mafia ka ble vota, në vend që të ndihmoj biznesin. Një miliardë euro janë harxhuar. Na presin ditë më të vështira të ekonomisë. Shumë qytetarë do të mbeten pa punë. Borxhi publik është rritur”, tha Hristijan Mickoski.

“Qytetarët po i presin ditë të vështira. Kur në kohën e pushimeve e rritën çmimin e rrymës elektrike. Protestë të mërkurën në ora 18, kjo është protesta e parë që do t’i organizoj VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, do të fillojmë prej tek Ministria e Drejtësisë dhe do të përfundojmë para Komisionit Rregullator për Energjetikë. Kemi rrymë të shtrenjtë dhe qytetarë të varfër. kërkojmë të kthehet çmimi i mëparshëm i energjisë elektrike”, tha Mickoski.