Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një intervistë në TV Alfa, sonte njoftoi një betejë të ashpër për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Pas votimit të Ligjit për gjuhët në Kuvend, Mickovski tha se është duke u bërë analizë të ngjarjeve rreth shkelje të procedurave gjatë miratimit të këtij ligji, si dhe vuri në dukje se partia e tij do të kërkojë interpelencë për kryetarin të Parlamentit, Talat Xhaferi.

Mickovski, siç e quajti ai “qeveri jopopullore”, njoftoi se partia VMRo-DPMNE do të organizojë protesta në fillim të muajit majit.

Për votimin e Ligjit për gjuhët, Mickovski tha se bëhet fjalë për vendim i rëndë antishtetëror i shumicës parlamentare, me të cilën janë shkelur rregullorja dhe Kushtetuta.

“VMRO-DPMNE është i zhgënjyer. Që nga ajo ditë është vënë një praktikë e re. Ky ligj nuk do të funksionojë. Ligji u soll në një ambient jodemokratik dhe në mënyrë të dhunshme nga LSDM-ja dhe Talat Xhaferi. Këta njerëz kanë ardhur me forcë në pushtet dhe kështu do të sundojnë. Ne nuk duhet të lejojmë një sjellje tjetër të dhunshme nga LSDM-ja. Ne duhet të luftojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të përfunduar kjo e keqe”, tha Mickovski.