VMRO: Qytetarët nuk do udhëhiqen nga Qeveria e Tiranës

VMRO-ja përmes një deklarate për medie, ka thënë se ka pasur shumë armiq të këqinj të cilët nuk kanë arritur ta mposhtin vullnetin e popullit maqedonas.

“Çdo ditë që kalon bëhet më e qartë se qytetarët nuk do të lejojnë që Maqedonia të udhëhiqet nga qeveria e Tiranës e cila do të realizojë platforma të saj.

Populli më 11 dhjetor nuk votoi as për ligj të ri për gjuhët, as për banknota ose uniforma në dygjuhë.

Populli nuk votoi për hapjen e debatit për ndryshimin e himnit, stemës dhe flamurit, as për gjykim të gjenocidin mbi shqiptarët. Populli nuk votoi për kantonizim dhe federalizim”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.