Luftimi i korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë dhe jeta më cilësore e qytetarëve janë disa nga pikat e programit të Qeverisë thonë nga LSDM. Ata nëpërmjet një komunikate thonë se institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë, disiplinës, barabarzisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

LSDM
“Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve. Tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi, verifikimin e prejardhjes së parave dhe kapitalit tek secili funksionar dhe ndërtimi i shtetit të drejtë”

Por nga VMRO-DPMNE nuk mendojnë kështu. Ata nëpërmjet një komunikate theksojnë se qytetarët me LSDM-në dhe Zoran Zaevin do të kenë vetëm krim dhe korrupsion.

VMRO-DPMNE

“Në kohën kur Zoran Zaev është kryeministër, fjala drejтësi është emër i menduar. Që kur LSDM është në pushtet, në shtet udhëheq vetëm mafia. Në kohën e LSDM-në në këto disa vite po ndodhin vrasje për të cilat vrasësit nuk japin llogari. Kanë mbetur një sërë vjedhjesh dhe vrasjesh të pa zbardhura. Maqedonia me Zaevin ndodhet në majën e listave së vendeve me nivel të lartë të korrupsionit”

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga LSDM për dështim ekonomik, ndërsa mes tjerash theksojnë se Zaev nuk është zgjidhje, por problemi për shkak të të cilit, siç thonë ata, vendi nuk mund të tërhiqet nga kaosi, krimi dhe korrupsioni.