Vogue prej 9-të vendeve nëpër botë ka listuar edhe Ballkanin, ku ka përmendur Kosovën si një vend shumë atraktiv për ecje malore, shkruan KultPlus.

Me shtigje të reja rreth globit, kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të veshur çizmet tuaja hiking dhe për tu nisur për aventurë në disa nga destinacionet më të bukura në botë. Tani është koha për t’u njohur me shumicën e vendeve të pacenuar të botës, shkruan Vogue.

Prestigjiozja Vogue, prej 9-të vendeve nëpër botë të cilat duhet të vizitohen nga çdo femër aventuriere këtë vit, ka listuar edhe Ballkanin, ku ka përmendur Kosovën si vend atraktiv për ecje malore e cila shoqërohet me vlerat e trashëgimisë kulturore.

Në këtë listë të destinacioneve kryesore aventuriste që çdo grua duhet t’i vizitojë në vitin 2017, janë përfshirë: Peru, Antarctica, Eestern Australia, Finland, Canada, The Balkans, Nepal, Jordan dhe Kenya. /KultPlus.com