Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raportuesja për Kosovën në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se duhet një pjesëmarrje e gjerë dhe pranuese të të gjitha palëve të interesuara në procesin e dialogut në Kosovë dhe Serbi.

“Le të përpiqemi për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të negociuar mirë me një pjesëmarrje të gjerë dhe pranuese të të gjithë palëve të interesuara në Kosovë dhe Serbi. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të rifillojë këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja sot në Prishtinë dhe javën tjetër në Beograd”, shkruan Von Cramon në Twitter.

Ndryshe, sot në Kosovë do të jetë përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.