Të drejtën e votës në referendumin për emrin do ta ketë edhe diaspora…
Për ta shfrytëzuar këtë të drejtë, shtetasit e Maqedonisë më punë të përkohëshme jashtë vendit do të duhet që deri më 23 shtatorë në përfaqësit diplomatike të mbushin formularët për të votuar atje ku jetojnë.

Votimi do të realizohet në ato njësi diplomatike ku janë paraqitur mbi dhjetë votues. Diaspora do të votojë një ditë para zgjedhjeve në Maqedoni.

Ministri i angazhuar për diasporën Edmond Ademi pret interesim nga diaspora për të dhënë votën e tyre në referendum.

“Me vendimin e KSHZ-së dhe rregullores mundësohet edhe votimi i diasporës për referendumin e 30 shtatorit dhe ata duhet të paraqiten përmes mënyrës elektronike të regjistrohen si votues në ato shtete kur do të votojnë. Duhet minimum 10 votues të jenë të paraqitur në një njësi diplomatike që të hapet një vendvotim atje, ndërkaq nëse ndodh që numri e tejkalon mbi 1000 atëher në të njejtën përfaqësi diplomatike, hapen 2 vendvotime me qëllim që procesi zgjedhor të shkojë më shpejtë dhe më efikas”, u shpreh ministri i angazhuar për diasporën Edmond Ademi.

Ademi poashtu tha se në diasporë nuk do të mungojë edhe fushata para referendumit me qëllim për ta njoftuar diasporën për rëndësinë që ka referendumi për ardhmërinë e vendit e sidomos për proceset integruese në struktuarat euroatlantike.

“Do kemi edhe takime me përfaqësuesit e organiyatave dhe individë në diaporë të cilëve do të ua preyantojmë marrëveshjen mes dz vendeve Maqedonisë dhe Greqisë ,pse kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe pse kjo Marrveshje dhe referendum duhet të jetë i suksesëshmë në drejtim të asaj që edhe ata që jetojnë në vednet e NATOS dhe BE-së e kuptojnë rëndësinë se çka do të thotë që një shtet të jetë pjes e këtzre dz familjeve të mëdha siç janë BE dhe Nato”, theksoi Ademi.

Ademi njoftoi se kostoja e votimit të diasporës akoma nuk është përcaktuar për shkak se ajo varet nga numri i votuese dhe vendvotimeve që duhet të hapën në diasporë.