Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka votuar në Shkollën Fillore “Shkëndija” në Hajvali.

Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Sipas Pacollit, se a do të kemi më mirë në të ardhmen varet se kush është në krye të Qeverisë.

“Çdo i ri, qytetarë mund të jetë i madh sa do ai sot. Të rinj e Kosovës sidomos mund të vendosin. Kjo është dita që secili të filloi këtu, të kryej obligimit e tij. Nga këto zgjedhje shpresoj së vetëdija e qytetarëve është më e lartë dhe ata do të shkojnë të votojnë për veten e tyre për familjet e tyre, për Kosovën”, tha ai.

Se a do të jetë më mirë pas këtyre zgjedhjeve sipas tij, varet se kush do ta udhëheqë ekzekutivin vendit. “Krejtësisht varet se kënd do të kemi në krye të Qeverisë në të ardhmen”, ka thënë presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai gjatë procesit të votimit është shoqëruar nga tre fëmijët e tij.