Një shkupjane shtatëdhjetë e shtatëvjeçare dje është gjetur me plagë nga thika në pjesën e përparme të gjoksin dhe pa shenja jete në banesën e saj në Taftalixhe. Rastin e ka denoncuar djali i saj, pasi ka shkua ta vizitojë nënën e tij, e cila ka jetuar me vëllain e tij.

Siç informon MPB, rastin e ka denoncuar G.G. (47) nga Shkupi dje në orën 21:00.

Në lidhje me rastin në stacionin e policisë lshtë arrestuar M.G .. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.