Në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit është vrarë lideri i organizatës terroriste DEASH për Afganistanin, Abdul Hasib, bëhet e ditur nga kabineti i presidentit të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga presidenca afgane thuhet se Hasib është neutralizuar nga forcat speciale afgane në një operacion të organizuar dhjetë ditë më parë.

Sipas deklaratës, Hasib është është përgjegjës për sulmin ndaj spitalit ushtarak në Kabul.

Gjithashtu, në deklaratë njoftohet se janë duke vazhduar operacionet ndaj organizatave terroriste, në të cilat, siç thuhet, janë vrarë qindra terroristë.

Ndryshe, Hasib kishte kaluar në krye të organizatës pas vrasjes së Hafiz Said Han vitin e kaluar pas një sulmi nga forcat ajrore amerikane.