Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mos aplikimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka thënë se mos aplikimi i Kosovës ka të bëjë në lidhje me mungesën e votave, përderisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk do t’i ketë votat për UNESCO as pas dy viteve.

“Unë jam kujdesur gjithmonë për një gjë të tillë dhe kam folur saktë për të vërtetën se kush e ka shumicën për UNESCO”.

“Ku u zhdukën 15 vendet e Behgjet Pacollit në sallën e ndërtesës së OKB-së në Nju Jork? Dy vjet të tjera, dhe unë mendoj se kjo nuk do të kalojë edhe pas dy vitesh të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq më tej ka shtuar se Serbia do të jetë vigjilente dhe do të vazhdojë luftën që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO, raporton B92, transmeton Insajderi.

Kujtojmë Kosova ditë më parë kishte anuluar aplikimin e Kosovës për UNESCO ndërsa javë më parë edhe aplikimin për Interpol.