Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është problem që pas daljes nga Qeveria e Kosovës Lista Serbe ka kaluar në opozitë.

Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka shtuar se opozita e saj do t’i ndihmojë popullit serb në Kosovë, ndërsa vetë Listës do t’i ndihmojë shteti serb.

Sipas tij, njerëzit në Kosovë, sidomos ata në veri, sot po ndihen shumë më të sigurt.