Qenan Aliu

…Cili është mekanizmi me të cilin ,,fituesi ,, i zgjedhjeve në kampin politik maqedonas të mund ta obligojë ,,fituesin,, e zgjedhjeve në kampin politik shqiptarë për pjesëmarje të domosdoshme në formimin e qeverisë , në veçanti kurrë ,,fituesi,, i kampit tjetër shpërfill në vazhdimësi premisat prioritare të ,,fituesit,, në kampin shqiptarë !?

Mekanizëm sistemorë nuk ka, përveç vullneteve politike . Ndërkaq, vullneti politik i një subjekti është vullneti i atyre që partitë pandehin se i përfaqësojnë.
E tani cili është vullneti politik i shqiptarëve? Në rastin konkret Deklarata e përbashkët dhe platforma e ,,fituesit,,!

Poqëse do të ndeshen vullnetet e atyre që ,,fituesit,, pandehin se i përfaqësojnë, atëherë DEMOKRACIA është ajo që e ka apo përmes saj gjendet zgjidhja . Në demokracinë përfaqësuese ,janë establishmentet politike që negociojnë për gjetjen e zgjidhjes. Nëse nuk kanë vullnet për gjetjen e zgjidhjes, vendin mund ta çojnë në zgjedhje tjera të jashtëzakonshme, por kuptohet establishmentet e paafta për të gjetur zgjidhje ndëshkohen nga votuesit me votën e lirë .