Arsene Wenger ka treguar se ai ka hedhur poshtë Real Madridin në disa raste por ai ka thënë se do “të dëshironte të testohej” për rolin e tij të ri

Francezi 68 vjeçar tashmë ka shprehur qartë dëshirën e tij që të vazhdojë me karrierën e tij si trajner pasi e përfundoi karrierën në Arsenal pas 22 viteve.

“Është mirë kur testoheni përsëri, kjo është ajo që kam dashur ta bëj çdo herë në jetën time sepse unë jam një garues stabil i cili ka nevojë të testohet”, ka thënë ai për BeIN Sports.

Wenger nuk ka folur konkretisht se a do të bëhet trajner i Real Madridit por ka thënë se në të kaluarën e ka refuzuar këtë skuadër në disa raste.

“Real Madrid, mendoj që i kam refuzuar dy apo tri herë ju e dini”, ka thënë ai.

“Është njëra prej skuadrave që e dua qëkurse kam qenë fëmijë. Por, në atë periudhë ishte senzitive ta lësh Arsenalin andaj i refuzova”.