Arsene Wenger ka thënë se e ardhmja nuk është në duart e tij pasi ai është një i punësuar në një klub të Ligës Premier. 

Wenger dhe Arsenal nuk po kalojnë një moment të mirë ndërsa humbja e thellë në finale të Kupës EFL ndaj Manchester City 3-0 në Wembley, ka dridhur pozitën e tij në postin e trajnerit.

Trajneri 68-vjeçar është në krye të skuadrës që nga viti 1996, ndërsa ka kontratë deri në fund të sezonit.

Si pasardhës i tij ideal mendohet  trajneri aktual i Gjermanisë, Joachim Low.

Arsene Wenge. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Gazetarët e kanë pyetur trajnerin se a është i gatshëm për jetën pasi të larohet nga Arsenali.

“Nuk e di. Në jetë, duhet të fokusohesh për kualitet në punë. Sa përkushtohesh, sa shumë punon ti”.

“E ardhmja nuk vendohet nga ajo që shkruhet në gazeta, dhe unë jam një nga ata”.

Getty Images

“Jam një i punësuar dhe jap gjithçka për klubin që unë e dua”, ka thënë Wenger.

Arsenal është i shtati në renditje me 27 pikë pas Manchester Cityt të Pep Guardiolas.