WhatsApp po planifikon t’i japë mundësinë përdoruesve të ribëjnë telefonata dhe të redaktojë apo fshijë mesazhet e shkruara, pasi i kanë dërguar, në një përditësim të aplikacionit mjaft të përdorur në pronësi të Facebook.

Kjo do i japë mundësi përdoruesit të redaktojë apo dhe të fshijë komplet një mesazh që mund ta ketë dërguar aksidentalisht, apo të shkruara gabim. Kjo do të shpëtojë përdoruesit e WhatsApp nga sikletet e ndryshme. Për momentin testimi po bëhet me versionin beta të saj për iPhone.

Ata që kanë akses në këtë version thonë se si komandë ajo është e ç’aktivizuar nga vetë aplikacioni, çka do të thotë që përdoruesit e dinë ekzistencën e saj, dhe mund ta aktivizojnë tek rubrika “Rregullimet”. Të shtypësh ose të mbash shtypur një mesazh që ke dërguar në iOS tani përfshin dy mundësi të reja.

Redaktimi që të jep mundësinë të ndryshosh mesazhin, dhe Fshirja për të hequr komplet tekstin nga biseda, sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Por fatkeqësisht, fshirja funksionon kur marrësi nuk e ka parë ende mesazhin.

Aktualisht, WhatsApp të jep mundësinë e fshirjes së mesazheve por ato mbeten të dukshme për marrësin.