Marrëveshja me kompaninë ajrore me buxhet të ulët “Vizer” përfundon në qershor dhe për momentin punohet në kriteret për tenderin e ri që do të shpallet së shpejti.
“Për momentin punohet në kriteret e tenderit dhe së shpejti ai duhet të shpallet. Përpjekja jonë është është e mundur më shumë fluturime të drejtohen drejt aeroportit të Ohrit”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
Planifikohet të bëhet përmirësim i modelit për subvencionim të kompanive ajrore me buxhet të ulët.