“Me vënien e kushteve, ky që prezantohet si baba i kombit është fundosur deri në fyt”, kështu ka komentuar për Telma, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me propozimet e fundit të presidentit Gjorgje Ivanov, se ai që do mandat, paraprakisht duhet të konfirmojë se ka siguruar shumicën.

Sipas tij, deri tani asnjë mandatar nuk ka dorëzuar program deri tek presidenti, por se ajo është bërë në Kuvend. Ivanov tha ai që formon Qeverinë duhet të ketë dy prioritete kyçe: mbrojtjen e unitaritetit të shtetit dhe reformat sistematike në sigurinë nacionale.