Deputeti I BDI-së, Talat Xhaferi sonte në CLickPlus në Tv21  thotë se edhe VMRO-ja është dakord që të jetë kryetar i Kuvendit. Sipas Xhaferit BDI-ja ka edhe një kopje si dokument ku VMRO ka pranuar që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Parlamentit.

“VMRO ka pranuar mes tjerash që kryeparlamentari të jetë shqiptarë, ka pranuar që të ketë ndryshime në ligjin për përdorim të gjuhëve” u shpreh Xhaferi.

Ai thotë se e ka pa dokumentin që VMRO e ka dërguar në parti, dokument i cili ka qenë i harmonizum mes dy grupeve negociuese mes dy partive politike VMRO-BDI.