Beqir Hasani është paralajmëruar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti për ofendimet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Naser Selmani, ka thënë në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ai thotë se “nuk e din çka i ka thënë Ahmeti Asanit, sepse nuk ka qenë prezent në takim, por vlerëson se nuk është zgjidhje që Asani të përjashtohet nga BDI-ja, por se për veprimet e tij duhet të reagojnë institucionet sepse ajo nuk është çështje partiake”.

Në insistimin e gazetares Jeta Xharra për rastin në të cilin vëllau i Beqir Asanit ka kërcënuar kryetarin e SHGM-së Naser Selmani, Xhaferi ka thënë se si kryetar Kuvendi nuk mundet të përkrahë “sjellje të tillë ndaj gazetarit”,por se fajin e sheh në të dy anët duke shprehur vërejtje ndaj Selmanit se në protestën para Qeverisë “e ka kolektivizuar fajin e Asanit me BDI-në si parti”.

Më poshtë mund të përcillni pjesën e intervistës së Xhaferit për emisionin BIRN, “Jeta në Kosovë”.