Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej sot e deri më 18 tetor do të marrë pjesë në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet në Shën Petërburg, Federata Ruse, përcjell Fol.

Siç njoftoi pres-shërbimi kuvendor, në shoqërim të kryetarit të parlamentit Xhaferi, i cili është shef i delegacionit, do të jenë deputetët Rexhail Ismaili, Jovan Mitreski, Julijana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretareshë e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të ketë fjalim të tij në sesionin e Asamblesë së UIP-së.

Deputetët do të marrin pjesë në punën e komisioneve të UIP-së të cilët të diskutojnë për çështje të shumta në kompetencë të tyre, midis të cilave: mirëmbajtja e paqes si mjet për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm; përfshirja e sektorit privat në implementimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushën e energjive ripërtëritëse; 20-vjetori i Deklaratës universale për demokraci e UIP-së; arritja e standardeve më të larta në shëndetësi përmes shkencës dhe hulumtimit dhe ngjashëm, njofton AIM.

Pritet që në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i Unionit Interparlamentar, i cili do të udhëheqë me organizatën në tre vitet e ardhshme, thuhet në kumtesë. /Fol/