Pas debatit të gjatë në sallën e Kuvendit mes deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi dhe atij nga VMRO-DPMNE, Goran Manojllovski, nëse ka numër të mjaftueshëm të funksionarëve maqedonas në Tetovë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me mbyllje të mikrofonit ua ndërpreu debatin me çka u tha që nëse duan të bisedojnë për çështje të tilla atëherë duhet të ulen në ndonjë kafene në Tetovë.

Goran Manojllovski në drejtimin e tij për Ligin për përdorimin e gjuhëve tha se ky vendim ligjor nuk është i zbatueshëm, nuk do ti afrojë maqedonasit dhe shqiptarët mirëpo përkundrazi do të krijojë mosbesim dhe frikë tek qytetarët nga dy komunitetet etnike.

Xhevat Ademi nga ana tjetër replikoi se këto akuza që i bënë Manojllovski nuk janë të vërteta, gjegjësisht se në Tetovë, ka mjaftueshëm funksionarë maqedonas në pozita kyçe./Zhurnal.mk