Maqedonia në çdo kuptim i takon familjes të popujve evropianë. Për këtë shkak shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe do të vendosin me pjekuri, me guxim dhe me përgjegjësi për ardhmërinë e tyre dhe të brezave të ardhshëm, porositi kryetari i Kuvendit Shtetëror të Sllovenisë Dejan Zhidan, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

“Maqedonia në mënyrë historike, kulturore, politike dhe gjeografike hyn gjegjësisht i takon familjes së popujve evropianë, BE-ja dhe NATO-ja të cilat janë garantues themelor të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit të vlerave të përbashkëta të popujve. Anëtarësimi në të mundëson një numër të madh të mundësive për zhvillim të mirë dhe të shpejtë të ekonomisë, dhe kushte më të mira për jetë dhe zhvillim në çdo fushë në vend”, theksoi Zhidan.
Konsideron se zgjidhjen që e ofron Marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe mundëson fillimin e negociatave për në BE, ndërsa në të njëjtën kohë e ruan identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase të cilat, siç tha, shumë vite mbrapa ishin shqetësim të gjuhës maqedonase dhe maqedonasve.

“Kompromisi është i vështirë, por i nevojshëm dhe besoj se është i mirë. Çdo kompromis kërkon lëshime, por, nëse na i sjell ato që janë më të rëndësishme kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë, madje edhe për shtetasit e Maqedonisë”, tha kryetari i Kuvendit të Sllovenisë.

Ai shtoi se Sllovenia në Maqedoni sheh një mik të madh dhe të të njëjtit mendim dhe se për këtë shkak gëzohen në ditën kur, siç tha, së bashku do të bashkëpunojmë në suaza të BE-së, gjegjësisht do të mund në mënyrë të barabartë ta krijojmë ardhmërinë e përbashkët.

“Maqedonasit do t’i quajmë maqedonas, do të ruhet gjuha maqedonase, në organizatat ndërkombëtare vendi tashmë nuk do të jetë nën IRJM, ndërsa në këtë rast është me rëndësi se gjuha maqedonase dhe ajo sllovene do të jenë të barabarta dhe gjuhë zyrtare në BE”, tha Zhidan.

Konsideron se vendimi është i rëndësishëm për brezat e ardhshëm në Maqedoni të cilët, siç tha, nuk do ta mbajnë barrën e së kaluarës, por ta shohin ardhmërinë e tyre dhe me sukses ta ndërtojnë.

“Shpresoj se do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të tyren historike dhe të vetme dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, me guxim dhe me pjekuri”, theksoi Zhidan.

Kryetari i Parlamentit Xhaferi tha se integrimet në BE do të mbeten prioritet strategjik edhe i Kuvendit edhe i Qeverisë.

“Gjatë zbatimit të suksesshëm dhe përmbylljes së reformave të parapara nga plani i Qeverisë 369 pritet zbatim i mëtejshëm i planit 18 për reforma në fushat prioritare dhe Kuvendi i Maqedonisë do të japë kontribut të veçantë si dhe deri më tani”, tha Xhaferi.

Vizita e Zhidanit, potencoi Xhaferi, është konfirmim për mbështetje në prag të referendumit, por edhe në përgjithësi të RM-së për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe në BE.

Marrëdhëniet dypalëshe, tha, po zhvillohen në mënyrë miqësore të sinqertë dhe të hapur pa çështje të hapura në 23 vitet e kaluara.

Ai e potencoi edhe rolin e Sllovenisë në zhvillimin e marrëdhënieve rajonale përmes procesit të Bërdos.