Njeriu i parë i Gjykatës penale, Ivan Xholev, në brifingun e sotëm me gazetarët tha se për nëpunësin gjyqësor Goran Stamenkovski është ndërmarrë procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë në lidhje me incidentin me gjykatësin Vlladimir Pançevski në Gjykatën për kundërvajtje.

Theksoi se janë marrë deklarata nga Paneçevski dhe dy nëpunësit gjyqësorë të cilët ishin të pranishëm në ngjarje për konfirmimin e procedurës disiplinore.

“Për sjelljen e gjykatësit, mund të debatojë vetëm Këshilli gjyqësor”, tha Xholev.

Incidenti midis ish-kryetarit të Gjykatës penale Vlladimir Pançevski dhe udhëheqësit të sektorit për resurse njerëzore në Gjykatë Goran Stamenkovski ka ndodhur më 18 janar të këtij viti.

Gjykatësi Pançevski deri te policia parashtroi kallëzim se më 18 janar në orën 9:30 minuta në zyrën e tij numër 61 në sektorin për kundërvajtje, ka hyrë Stamenkovski dhe ka filluar verbalisht t’i kërcënohet, ndërsa Stamenkovski e pohoi të kundërtën. /Fol/