”Unë besoj se ekziston vullneti politik në Athinë dhe në Shkup për të arritur një marrëveshje dhe për të zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, tha zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për për Evropë dhe Euroazi, Hoyt Brian Yee, përcjell Fol.

”Do të kërkohet punë e vështirë, sepse çështja nuk është e lehtë për tu zgjidhur. Do të ishte mirë që problemi të zgjidheshte 25 vjet më parë, por në qoftë se të dy vendet vazhdojnë të punojnë si tani, nën drejtimin e M. Nimetz, i dërguari i posaçëm i OKB-së, si një ndërmjetës, ne besojmë se kjo është padyshim e mundur”, ka thënë Yee.

Yee gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. /Fol/