Ylber Imeri nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit qeverisës VLEN sot ka pranuar detyrën e zëvendës drejtorit të ri të Policisë Financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Imeri këtë e ka bë të ditur përmes njoftimit në profilin e tij.

Postimi i plotë:

“Sot zyrtarisht e pranova detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë Financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në emrin tim, e falenderoj anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët, degën e Bogovinës, si dhe në veçanti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari, të cilët më besuan këtë detyrë të rëndësishme.

Së bashku me strukturat dhe institucionet tjera shtetërore, do të përkushtohem për të luftuar të keqen dhe padrejtësitë në shtetin tonë me shpresën dhe vullnetin për ngritjen dhe ndërtimin e një shoqërie me mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit”, ka përfubduar njoftimin Imeri.