Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka ftuar të gjithë ata që jetojnë në diasporë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor në vend.

Përmes një konference për media Ymeri ka thënë se zgjedhjet e fundit të 11 qershorit, numri i votuesve nga diaspora ka qenë shumë i ulët.

Ymeri po ashtu ka treguar disa arsye të cilat sipas tij kanë ndikuar që bashkatdhetarët mos të votojnë.

“Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë e ulët dhe kjo është pasojë e politikës, mungesës së informacioneve se si të votojnë e po ashtu edhe afatet e shkurtra për informim”, ka thënë Ymeri, raporton Insajderi.

“Prandaj ftoj mërgatën që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale sepse vota e mërgatës është votë e lirë e cila as nuk mund të kushtëzohet, është votë e cila vjen nga gjykime të pavarura”, ka thënë Ymeri gjatë konferencës.