I nderuari kryeministër,

A po e vëreni se sistemin e rrënjosur gjatë dekadës së kaluar nuk mund ta çrënjosni duke akomoduar në kupollën qeverisëse gjysmën e protagonistëve të llojit që kontribuoi në mënyrë të drejpërdrejtë për etablimin e atij sistemi, gjithnjë duke ndihmuar bile edhe në ligjësimin permanent të zullumit.

Po që se këtë e vëreni “fshesa” që ua dorëzuan publikisht, nuk është mjet as për së afërmi kompatibil për pastrimin edhe të oborit tuaj e lëre më të oboreve të ortakëve tuaj politik.

z.Zaev, ju lutemi, vëndojeni gishtin në mendje, dorën në zemër dhe meditoni për shqiptarët me qetësinë më të madhe të shpirtit. Shqiptarët nuk janë të gjithë profile të ortakëve tuaj në qeveri e paralament.  Ata janë shumë më dinjitoz e më të sinqert , shumë më të vetëdijësuar politikisht se sa ju gënjejnë ortakët se sikur ata janë tartufë të marë dhe se posa të fishëllojnë ata shqiptarët daline votojnë, ashtu siç i rekomandojnë ata.

Dhe krejt në fund z. Zaev, ju dhe z. Pendarovski, shpalosni se si do ta përmirësoni Drejtësinë për të dënuarit në proceset e montuara, si do ta ndaloni drejtësinë selektive mbi baza diskriminuese dhe kur dhe si mendoni të miratohet një kushtetutë e spastruar nga diskriminimi i shqiptarëve dhe të tjerëve që REPUBLIKA të ndjehet e barabartë dhe e dashur për të gjithë dhe ajo të jetë mbrojtëse dhe e barabartë për të gjithë.

z. Kryeministër, ka edhe shumë gjëra të tjera, por është e kuptueshme se as mund të realizohen për kohë të shkurtër e as mund të premtohen apriori. Tani unë shkruajta për gjërat që nuk varen nga finansat buxhetore, por vetëm nga vullneti politik.

Z.Zaev, të bëhet diçka sepse shqiptarët në vazhdimësi do të abstenojnë nga sistemi i cili do të synojë ti trajtojë në shoqëri si proletar e në gjyqsorë si lumpenproletar ! (q.aliu)