Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot do ta vizitojnë kombinatin EuroNikel Industri, ish-FENI.

Gjatë vizitës, Zaev dhe Angjushev do të shoqërohen nga drejtori i kompanisë amë të EuroNikel, GSOL, Markos Kamhis, si edhe nga drejtori i EuroNikel Industri, Gerasim Kujunxhiev.

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri më pas do të marrin pjesë në tribunën ekonomike “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Kavadar në të cilën, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar, do të debatojnë së bashku me qytetarët./MIA