Në Kuvendin e Maqedonisë, pas një debati të gjatë përfundoi pa sukses  mocioni për votëbesim  ndaj qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev

Vetëm 40 deputetë votuan për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaevit,  ndërkaq kundër ishin 62 deputet dhe dy të përmbajtur.

Mocioni për votëbesim ishte i  iniciuar nga VMRO-DPMNE e ish kryeministrit Gruevski.