Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e festës së Krishtlindjeve, ka dërguar urim deri te të gjithë qytetarët të cilët e festojnë, si dhe te kryepeshkopi i kishës ortodokse, Stefani.

 

“Kjo ditë e madhe e lindjes hap rrugë të jetës që zgjodhëm, qytetarë të nderuar. Do të jemi të lumtur, fëmijët do të jenë të buzëqeshur, do të jetojnë jetë cilësore dhe të qetë. Bekimi ynë është në besimin që e kishim se kjo është e mundur dhe për këtë asnjëherë mos ndaloni të besoni në vlera”, thuhet në urimin e Zoran Zaevit.

Ai më tej shton se duhet të krijohet shoqëri e qytetarëve të vetëdijshëm dhe përgjegjës, të cilët duan, munden dhe dijnë të kontribuojnë drejt jetës së qetë për vete dhe për të gjithë./Telegrafi/