Gratë në Republikën e Maqedonisë Veriore duhet të ndjehen të barabarta, të sigurta, të respektuara, të përfshira dhe të integruara plotësisht në një shoqëri me zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.“Në prezantimin e Raportit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave, theksova se përveç përpjekjeve të Qeverisë deri tani, po punojmë për zgjidhje të reja dhe të qarta ligjore që parandalojnë dhunën dhe mbrojnë gratë viktima të dhunës.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështja e një gruaje, por një çështje që vlen për secilin prej nesh. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku dhe t’i japim fund kësaj dukurie. Është detyra jonë e përbashkët për ta siguruar këtë. Le të mos ketë dilema – gratë janë forca jonë për të ecur përpara dhe partnerët tanë të barabartë”, shkruan kryeministri Zaev në Facebook.