Kryeministri Zoran Zaev vendosi të kalojë pragun e Vitit të Ri me kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris,konfirmoi zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski në konferencën për shtyp në mëngjes,përcjell Fol.

I pyetur nëse Zaev do të festojë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, ai tha se ftesa ishte nga kryetari i Selanikut dhe se Zaev do të jetë në një vizitë private në natën e Vitit të Ri në Selanik.

Më 16 nëntor, Butaris ftoi Kryeministrin Zoran Zaev për të festuar sëbashku Vitin e Ri në Selanik.

“Ftoj Kryeministrin Zoran Zaev që të vijë në Selanik privatisht, për të kaluar festat e Vitit të Ri”, tha kryetari i Selanikut gjatë vizitës së tij në Shkup./fol.mk