Të dy krahët e Lëvizjes Besa rrezikojnë që të mbesin në opozitë, nëse bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare bëhen nëpërmes mediumeve. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev i pyetur nga Alsat-M në lidhje me kërkesën e Bilall Kasamit që të gjithë deputet e Besës t’i bashkohen shumicës parlamentare dhe kushtin e Afrim Gashit që Zaev të zgjedh njërin nga dy krahët e Lëvizjes Besa.
“Nuk është në rregull që të bisedohet kështu nëpërmjet medieve. Nëse bisedojmë në nivel të këtillë, janë shumë të mëdha shanset që të mos arrijmë marrëveshje me askënd sepse paraprakisht do të konsiderohen si të dështuara”, tha kryeministri Zoran Zaev për Alsat-M.