Gjykimi për ‘Rryshfet’, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev që sot duhej të mbahej në gjykatën penale, është shtyrë për më 26 shkurt.

Shtyerja e seancës bëhet me kërkesë të prokurorit i cili nuk ka mund të jetë prezent në gjykimin e sotëm.

Zaev akuzohet se si kryetar i Strumicës ka kërkuar rreth 160.000 euro nga biznesmeni nga Strumica Ivan Nikollov për legalizimin e një toke ndërtimore.