Lideri i LSDM-së dhe njëherit mandatari për formim të Qeverisë së Maqedonis, Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare dorëzoi vërtetimin e Prokurorisë Speciale Publike kryeparlamentarit Talat Xhaferi se asnjë minsitër i përbërjes së re nuk është i inkriminuar, njofton Portalb.mk.

“Ja dhe dëshmia që ministrat e ri të Qeverisë nuk janë nën hetim. Kjo është lista e tyre e siguruar nga PSP-ja që tani ia jap Xhaferit. Ja shikoni”, tha Zaevi.