Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me kryeministrin turk Binalli Jëlldërëm, në suaza të vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, i shoqëruar nga ministri pa portofol, Adnan Qahil, deputetët në Kuvend, Enes Ibraimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPB, Viktor Dimovski.

Në fillim të vizitës, kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev ka shprehur ngushëllim për viktimat në luftën kundër terrorizmit me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ka pasur pajtueshmëri nga të dyja palët se lufta kundër terrorizmit është çështje e rëndësishme për mbrojtjen e paqes botërore.

Të dy kryeministrat, Zaev dhe Jëlldërëm në takimin tet-a-tet dhe pastaj në nivel të delegacioneve kanë shfaqur përcaktueshmëri të kontribuojnë ndaj krijimit të kushteve për avancim të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe për rritjen e shkëmbimit tregtar.

Është dakorduar aktivizimi i Komitetit të Përzier midis dy shteteve i cili me efikasitet do t’i zgjidhë të gjitha nevojat për një bashkëpunim të mirë në çdo nivel. Kryeministri Zaev ka bërë të ditur se nga ana e Republikës së Maqedonisë, Komitetin do ta udhëheqë ministri pa portofol, Adan Qahil.

“Për shtetin janë të rëndësishme të gjitha investimet, ndërsa Turqia është e 6-ta në Maqedoni sipas numrit të investimeve. Jemi të gatshëm të krijojmë kushte edhe për më shumë investime sepse ka investues të interesuar”, ka theksuar Zaev.

Është biseduar për mundësinë për lehtësim veçanërisht në bujqësi.

“Ne sivjet presim përparim në integrimet BE dhe në NATO, ndërsa presim të ndikojë në rritjen e investimeve, ndërsa me këtë edhe cilësi më të mirë të qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Në takimin e delegacioneve, kryeministri Zaev ka kërkuar të vazhdojë mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa kryeministri Jëlldërëm ka nënvizuar se Republika e Turqisë e mbështet Republikën e Maqedonisë në këtë qëllim strategjik.

Nga pre shërbimi qeveritar informuan se vazhdojnë takimet e kryeministrit Zaev në suaza të vizitës në Ankara në nivel më të lartë shtetëror. /Fol/