Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe edhe pse obligim i partive shqiptare për të del dhe i bën për vetë meritat kreu i një partie Maqedonase në këtë rast lideri i LSDM-së dhe kryeminitri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Zhurnal

Ai i ftuar në emisionin “Rruga drejt …”  deklaroi se ai është meritë e tij dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend.

“Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë”, deklaroi kryeministër Zoran Zaev,.

Zaevit nuk mund të ja marrin meritat, ka shtuar ai. “Zaevi është maqedonas që lufton për bashkësitë më të vogla në numër, për barabarsinë e tyre në Maqedoni”, u përgjigj ai.

Nga kjo deklaratë e Zaevit mund të përfundohet se plani 3-6-9 i zv/kryeministrit Bujar Osmani është vetëm se një farzë. Edhe pse ligji për gjuhët u tha nga vetë zv/kryeministri Osmani se do të jetë me flamurin e BE-së si  ligj prioritar për tu miratuar, del se edhe me flamur edhe pa flamur Zaevi thotë se do e miratojë dhe se meritat i takojnë aty për këtë punë.