Mjaft ishte me patriotizëm të rrejshëm. Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-së dhe do ti filloj bisedimet me BE-në, kështu ka thënë në fjalën e tij, Zoran Zaev, lider i LSDM-së në tubimin elektoral për zgjedhjet lokale në qytetin e Prilepi, njofton Zhurnal.mk

Maqedonia, theksoi Zaev, do ta zgjidh problemin me emrin, ndërsa qytetarët e saj do të jenë maqedonas krenarë.

“Do të tregojm se mund të zgjidhim probleme me miqësi dhe vullnet të mirë për arsye se e ardhmija jonë është në BE dhe NATO. Vjen një kohë e re për vendin tonë, Maqedonia po zgjohet”, theksoi Zaev.

Ai është i bindur, siç tha, se në zgjedhjet lokale LSDM do të ngadhnjej dhe se do të jetë shumë para oponetit të saj politik.