“Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dëshiron të vijë në Shkup, pasi dëshiron të përkujtohet në vitet e atëhershme 1999-2000 kur ka qenë përgjegjës kryesor për Bankën Kombëtare të Greqisë për blerjen e Stopanska Bankës – Shkup. Ai ka kujtime të mira nga kjo periudhë. Nuk ka ardhur që atëherë”.

Këtë e tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për AIM, pas takimit të tij me homologun grek.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë detajuese flet për bisedimet me kreun shtetëror grek gjatë vizitës së tij të parë në kryeqendrën greke, zbulon cilat janë hapat e ardhshëm në nivel bilaterla, duke paralajmëruar intensifikimin e bashkëpunimit ndërsa i komenton edhe ngjarjet e fundit në marrëdhëniet me Bullgarinë.